Tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec/ Gjykata e Vlorës lë në burg efektivin e policisë private
Është zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtetasit Geraldo Biba, efektiv i policisë private, i ndaluar nga policia pas ngjarjes së ndodhur në Zvërnec më 30 maj. Seanca u drejtua nga gjyqtari Etien Isak, ndërsa prokurore e çështjes ishte Julinda Gjika. Pasi u dëgjuan palët dhe prokuroria kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, gjykata vendosi të lërë në fuqi kërkesën e prokurorisë, duke caktuar ndaj të ndaluarit masën “arrest në burg”. Edhe Prokuroria e Vlorës kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Geraldo Bibën, si dhe 3 persona të tjerë të shoqërisë private "Major Security" që rrëmbyen qytetarin me inicialet G.S.Ata akuzohen për "heqje të paligjshme të lirisë" kryer në bashkëpunim.Gazetari Elton Qyno ka...
Burimi:
syri.net