Tentoi të vriste një grua në lokal, por i bllokohet arma, në kërkim autori
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan. Sipas informacioneve pararprake dyshohet se një burrë ka hyrë në ambientin e një lokali dhe i ka drejtuar armën një gruaje me qëllim për ta vrarë. Situata ka shkaktuar panik te personat e pranishëm në vendngjarje, teksa deri më tani nuk raportohet për viktima apo të lënduar. Policia ka mbërritur menjëherë në ambientet e lokalit ku ka bërë identifikimin e autorit dhe po punojnë për kapjen e tij
Burimi:
ntv.al