Tentoi të vidhte një market në pedonalen e Krujës, identifikohet dhe shoqërohet nga policia i mituri
Policia e Krujës ka identifikuar dhe shoqëruar një 14-vjeçar, i dyshuar si autor i tentativës për vjedhje me thyerje në një market të vendosur në pedonalen e qytetit. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së enjtes dhe u pasqyrua edhe në rrjetet sociale. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë nisën veprimet hetimore dhe procedurale për identifikimin e autorit. Si rezultat i hetimeve, vetëm pak orë pas ngjarjes, policia bëri të mundur identifikimin dhe shoqërimin në komisariat të autorit të dyshuar, një 14-vjeçar. Policia bën me dije se me 14-vjeçarin po kryhen të gjitha veprimet procedurale në përputhje me legjislacionin për të miturit, në prani të prindërve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut.
Burimi:
javanews.al