Tentoi të kalonte kufirin me dokumente false, arrestohet 49-vjeçari nga Bullgaria

Tentoi të kalonte kufirin me dokumente false, arrestohet 49-vjeçari nga Bullgaria

Një 49-vjeçar bullgar, është arrestuar në dalje të Pikës Kufitare Bllatë, pasi tentoi të kalonte kufirin me 21 dokumente të falsifikuara, për 21 shtetas të ndryshëm. Qëllimi i këtyre dokumenteve ishte pajisja e shtetasve me pasaporta bullgare. Lidhur me këtë ngjarje, janë marrë nën hetim administratori aktual dhe ish-administratori i njësisë administrative Ostren, Bashkia Bulqizë. Ata dyshohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. “Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “IDENTITETI”, i ndjekur prej rreth 1 muaji, me metoda speciale hetimi. Tentoi të kalonte kufirin me 21 dokumente të dyshuara të falsifikuara për 21 shtetas të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me pasaporta bullgare, vihet në pranga 49-vjeçari nga Bullgaria. Procedohen penalisht për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh administratori aktual dhe ish-administratori i njësisë...