Tensionet e Zvërnecit kalojnë kufijtë, ekstremistët grekë bëjnë thirrje për dhunë në rrjetet sociale: Ofrojmë para…

Tensionet e Zvërnecit kalojnë kufijtë, ekstremistët grekë bëjnë thirrje për dhunë në rrjetet sociale: Ofrojmë para…

Incidenti i Zvërnecit duket se po hyn edhe në një spirale shqetësuese urrejtjeje nga nacionalistët grekë. Një valë reagimesh të ashpra dhe shqetësuese është shfaqur në rrjetet sociale greke pas publikimit të videos së incidentit në Zvërnec, ku një roje private sigurie shihet duke ushtruar dhunë ndaj një qytetari. Në disa komente dhe postime të shpërndara online në TikTok, nacionaliste grekë me retorikë ekstremiste kanë bërë thirrje të hapura (edhe në gjuhën shqipe) për dhunë ndaj rojës private që ushtroi dhunë ndaj një qytetari shqiptar që rezultoi të ishte edhe minoritar grek. Ekstremistët madje ofrojnë edhe para në këmbim të informacioneve ose ekzekutimit të rojes. Rrjeti social TikTok pas ankesave i ka fshirë këto video me përmbajtje të rënda. Deri më tani, nuk ka një...