Tenderi 68 milionë lekë/ GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për Benet Becin, më 14 shtator pretenca e SPAK
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka ndarë çështjen penale ndaj shtatë të pandehurve, mes të cilëve edhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera në lidhje me një procedurë prokurimi me vlerë rreth 68 milionë lekë, të zhvilluar në kohën kur Beci drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH). Trupi gjykues pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar për Benet Becin, Adela Rukon, Edlira Mitrushin, Jonid Kazanin, Rudin Gjonin dhe Yllka Nishkun. Ndërkohë, çështja për të pandehurin Premtim Dauti u nda dhe ai do të gjykohet me procedurë të zakonshme, raporton për Syri TV gazetari Fatjon Gjinaj. Në seancën e ardhshme, e caktuar për datën 14 shtator, prokurori i SPAK-ut, Dritan Prençi, do të paraqesë konkluzionet përfundimtare...
Burimi:
syri.net