Të akuzuar për shkelje në tendera/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe zyrtarë të tjerë, ja emrat

Të akuzuar për shkelje në tendera/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe zyrtarë të tjerë, ja emrat

SPAK njoftoi këtë të premte se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim disa zyrtarë, mes tyre edhe kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai, lidhur me shkelje të konstatuara në procedura prokurimi publik të zhvilluara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe Bashkia Kolonjë. Njoftimi i plotë i SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 280/1 të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve: Erion Isai, me detyrën e kryetarit të Bashkisë Kolonjë, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 248 e 25,...