‘Ta përdorim turmën, t’i nxjerrim çunat’, mesazhet në Telegram zbulojnë organizimin e dhunës te Komisariatit nr. 3

‘Ta përdorim turmën, t’i nxjerrim çunat’, mesazhet në Telegram zbulojnë organizimin e dhunës te Komisariatit nr. 3

Mesazhe të publikuara nga një grup në Telegram, ku duket se komunikojnë persona të përfshirë në drejtimin e marshimeve të protestës, hedhin dritë mbi mënyrën se si u organizua zhvendosja e turmës drejt Komisariatit nr. 3, ku mbaheshin të arrestuarit pas dhunës së të enjtes para Kuvendit. Në bisedat e publikuara, pjesëmarrësit diskutojnë për lëvizjen e protestuesve drejt komisariatit, ndërsa në disa mesazhe shfaqen thirrje për presion dhe përshkallëzim, me qëllim lirimin e të ndaluarve. “Po te 302. Sot mendoj me e përdor turmën si duhet, mee ik te 302 i nxjerrim çunat direkt”, shkruhet në një prej mesazheve, duke iu referuar zonës së Komisariatit nr. 3. Në një tjetër mesazh, një pjesëmarrës sugjeron alternativa më të forta veprimi: “Ose bllokojmë rrugë, ose hyjmë sot...