Studentja e Policisë dhe vëllai i saj terrorizojnë banorët, Arapaj ngrihet në protestë
Pas aksidentit tragjik në Spitallë të Durrësit, një tjetër shqetësim vjen nga banorët e zonës së Arapajt në Durrës. Pas shqetësimeve të vazhdueshme nga dy të rinj, ata kanë njoftuar se do të protestojnë sot në orën 10:00, në lagjen e tyre. Sipas tyre, një 22-vjeçar dhe motra e tij 20-vjeçare, e cila vazhdon studimet për t’u bërë efektive policie, dyshohet se rreth dy javë më parë ka plagosur me thikë një komshie dhe e ka dhunuar fizikisht pas një konflikti për parkimin. Për këtë ngjarje, sipas banorëve, ekziston edhe një njoftim zyrtar i policisë i datës 26 prill. Banorët pretendojnë se dy të rinjtë lëvizin me shpejtësi në rrugët e ngushta të lagjes dhe kanë përplasur qëllimisht automjetet e fqinjëve, duke rrezikuar sigurinë e...
Burimi:
javanews.al