Strasburgu i jep të drejtë Ferdinand Elezit: Gjykata Europiane rrëzon shkarkimin nga vetingu

Strasburgu i jep të drejtë Ferdinand Elezit: Gjykata Europiane rrëzon shkarkimin nga vetingu

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, ka marrë vendimin për të rrëzuar shkarkimin nga vetingu të ish-prokurorit Ferdinand Elezi. Në përballjen e tij ligjore me shtetin shqiptar, Strasburgu u shpreh se pasi ka shqyrtuar të gjitha dokumentacionet dhe pretendimet e palëve, konstatoi se shkarkimi i Elezit nga procesi i vetingut ka qenë i padrejtë. Në vendimin e publikuar më 23 qershor 2026, gjykata ka dalë në përfundimin se largimi i Elezit nga sistemi i drejtësisë nuk ishte një masë e nevojshme në një shoqëri demokratike dhe se autoritetet shqiptare nuk kishin arritur të provonin proporcionalitetin e vendimit të tyre. Sipas gjykatës, ish prokurori kishte kaluar me sukses kontrollin e figurës dhe profesionalizmit dhe nuk mund të largohej nga sistemi vetëm për gabime metedologjike serioze...