SPAK sekuestron mbi 128 mln euro në llogarinë e noteres për shitblerje tokash në Zvërnec
Vendimi gjyqësor për caktimin e 20 masave të sigurisë që po ekzekutohen nga SPAK dhe Policia e Shtetit është firmosur më 10 qershor. Mes biznesmenëve për të cilët është caktuar masë është edhe Artur Shehu, rezident në SHBA, zotërues i qindra hektarëve truall në Zvërnec. Në zbatim të vendimit gjyqësor është ekzekutuar sekuestrimi i mbi 128 mln eurove gjithsej në llogarinë e një notereje, që janë përdorur në 3 shitblerje tokash në Zvërnec. Gjykata ka urdhëruar vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e luajtshme, shumat monetare në valutën euro të ndodhura në llogarinë bankare të noteres publike A. Mukaj, përkatësisht: 110.247.134 euro, sipas kontratës së shitjes me datë 24.04.2026 me palë Artur Shehu dhe “Albanian Land Development” sh.p.k., Shuma 10.044.684 euro, sipas kontratës me datë...
Burimi:
javanews.al