SPAK rrit kapacitetet e BKH-së, Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

SPAK rrit kapacitetet e BKH-së, Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj në Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH). Gjatë raportimit këtë të mërkurë në Komisionin për Nismat Qytetare, për shqyrtimin e projekt-rezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për vitin 2025”, Braho tha se zgjerimi i kapaciteteve njerëzore është i domosdoshëm për t’iu përgjigjur natyrës së re të hetimeve. “Jemi në fazën e fundit përgatitore për hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj. Ky organizim është i nevojshëm për t’iu përgjigjur natyrës së re të hetimeve, ku provat digjitale, analiza financiare dhe inteligjenca kriminale janë po aq të rëndësishme sa...