SPAK operacion kundër trafikut të drogës në disa qytete, 10 urdhërarreste
Një operacion po zhvillohet këtë të mërkurë, më 15 prill, nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në disa qytete të vendit, në kuadër të një hetimi që lidhet me aktivitetin e një grupi të dyshuar kriminal. Gazetarja e Klan News Glidona Daci raporton se urdhër-arrestet janë firmosur nga prokurori Alfred Shehu, ndërsa operacioni ka rezultuar me disa persona të arrestuar. Deri më tani bëhet fjalë për 11 urdhërarreste në total. Hetimi lidhet me një grup të dyshuar të përfshirë në veprimtari të trafikut të drogës, por autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota. Operacioni është ende në zhvillim dhe pritet që në vijim të ketë informacion më të detajuar mbi rolin e personave të arrestuar dhe shtrirjen e grupit...
Burimi:
javanews.al