SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës
Ish-kryetari i Bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi është marrë i pandehur nga SPAK sot në 14 korrik. Siç raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci, Kokoneshi akuzohet për shpërdorim detyrë, e kryer në bashkëpunim. Për të njëjtën vepër penale janë marrë të pandehur edhe Dorjan Spaho, Andi Bullari dhe Ledio Xharo. Bëhet me dije se zyrtarët e Bashkisë Divjakë kanë kryer veprime të paligjshme gjatë procedurës të dhënies me qira të disa pasurive, që janë përdorur për impiante diellore me afat shfrytëzimi për 10 vite. Pasuritë e paluajshme të përdorura për impiante diellore, në ASHK ishin regjistruar si tokë bujqësore.
Burimi:
javanews.al