SPAK çon në gjyq 8 të pandehur për skemën e falsifikimit dhe tjetërsimit të pronave në bregdetin e Durrësit, mes tyre edhe “Rrumi i Shijakut”
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.235/1 të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurve: Aleksandër Laho, alias Rrumi, i dënuar më parë, hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, e paekzekutuar, akuzuar për veprat penale: “Mashtrim”, me shumë se një herë, me pasoja të rënda, e kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 143 paragrafi 2 dhe 3, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë i Kodit Penal. “Falsifikim i...
Burimi:
javanews.al