Sot në Gjykatën e Lartë, shqyrtohet rekursi i Veliajt për masën e sigurisë

Sot në Gjykatën e Lartë, shqyrtohet rekursi i Veliajt për masën e sigurisë

Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë këtë të enjte rekursin e paraqitur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” me një masë më të butë. Paralelisht me këtë proces, Gjykata Kushtetuese ka kthyer për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë një tjetër kërkesë të Veliajt lidhur me lirinë e tij. Në vendimin e saj, Kushtetuesja kërkon që Gjykata e Lartë të japë argumentim të detajuar mbi proporcionalitetin e masës së sigurisë në raport me funksionin publik që ushtron Veliaj si kryebashkiak i Tiranës. Sipas Kushtetueses, Gjykata e Lartë duhet të vlerësojë nëse masa “arrest me burg” cenon në mënyrë të pajustifikuar të drejtën për t’u zgjedhur dhe ushtrimin e mandatit si drejtues i bashkisë së kryeqytetit....