Skënder Hita: Pse krimi i organizuar po bëhet më i sofistikuar dhe më i rrezikshëm?
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, mori pjesë të martën në aktivitetin për prezantimin e Vlerësimit të Kërcënimit nga Krimi i Organizuar dhe Krimet e Rënda. Gjatë fjalës së tij, Hita u shpreh se sot krimi është gjithnjë e më i organizuar dhe më i sofistikuar, duke theksuar se grupet kriminale shfrytëzojnë teknologjinë, globalizimin dhe zhvillimet e shpejta ekonomike e shoqërore. Ai shtoi se përmes metodologjisë së standardizuar të Europolit është bërë e mundur analiza e detajuar e grupeve kriminale, aktivitetit të tyre dhe faktorëve që lehtësojnë veprimtarinë e tyre. “Në realitetin e sotëm të sigurisë, krimi është gjithnjë e më i organizuar, më i sofistikuar dhe më i aftë të shfrytëzojë teknologjinë, globalizimin dhe hapësirat që krijojnë zhvillimet e shpejta ekonomike...
Burimi:
javanews.al