SKANDAL/ Dhunohet nga policia në qeli protestuesi i sëmurë me epilepsi
Një qytetar i arrestuar në protestën para parlamentit është dhunuar brenda bllokut të sigurisë “Mine Peza”. Raportohet se qytetari i shoqëruar është Niko Qerkja, i cili sipas raportime është dhunuar nga efektivët e policisë brenda bllokut të sigurisë. Niko Qerkja sipas qytetarëve që ndodhen përpara Bllokut të Sigurisë dhe që kanë kontakte me të, vuan nga Epilepsia. Në kohën që ndodhej në paraburgim ka patur kriza epileptike dhe sjellje që efektivëve nuk u janë dukur të përshtatshme, e në mungesë të besimit ndaj sëmundjes së tij kanë ushtruar dhunë. Mësohet se Qerkja që ndodhet prej 3 ditësh në paraburgim ka kërkuar ndihmë mjekësore, e ka refuzuar ushqimin por si kundërpërgjigje ka marrë dhunën. Pasi është dhunuar, ai është dërguar me autoambulancë për në spital. Avokati...
Burimi:
syri.net