“Sinjal alarmi”, Komuniteti Hebraik Shqiptar reagon pas heqjes së flamurit izraelit nga protestuesit në Tiranë

“Sinjal alarmi”, Komuniteti Hebraik Shqiptar reagon pas heqjes së flamurit izraelit nga protestuesit në Tiranë

Komuniteti Hebraik Shqiptar ka reaguar pas heqjes së flamurit të Izraelit pranë Ambasadës së Izraelit në Tiranë mbrëmjen e djeshme. Në një deklaratë zyrtare, komuniteti e cilëson ngjarjen si një “sinjal alarmi” dhe një akt që tejkalon kufijtë e protestës, duke e konsideruar si gjuhë urrejtjeje dhe antisemitizëm. Sipas deklaratës, përdhosja e një simboli shtetëror dhe thirrjet kundër Izraelit cenojnë kulturën e tolerancës dhe historinë e Shqipërisë, e cila sipas komunitetit ka një traditë të mbrojtjes së hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Komuniteti Hebraik Shqiptar u ka bërë thirrje institucioneve që të hetojnë ngjarjen dhe të identifikojnë autorët, ndërsa ka kërkuar nga politika, media dhe shoqëria civile të refuzojnë çdo formë të gjuhës së urrejtjes. Deklarata e plotë: Komuniteti Hebraik Shqiptar shpreh tronditjen, indinjatën...