Siguria e sezonit turistik, kontrollohen në Vlorë 1555 mjete lundruese në plazhe, vendosen miliona lekë gjoba
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë (DVKM), nën drejtimin e Drejtues Edvin Ndreu, ka prezantuar rezultatet e veprimtarisë operacionale për muajin qershor 2026. Raporti zyrtar pasqyron masat e ndërmarra për menaxhimin e sezonit turistik veror, sigurinë bregdetare, kontrollin e kufirit dhe administrimin e flukseve migratore në koordinim me Prefekturën, bashkitë e qarkut dhe autoritetet homologe. Sipas drejtuesit të policisë, për garantimin e rendit dhe sigurisë po zbatohet një strategji e kombinuar monitorimi. “Po kryhet monitorim i vazhdueshëm nga toka dhe ajri nëpërmjet dronëve. Çdo shkelje që cenon sigurinë e pushuesve trajtohet me tolerancë zero dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi”, nënvizohet në raportin e Drejtues Edvin Ndreut. Siguria detare, mbi 1500 mjete të kontrolluara dhe miliona lekë gjoba Përgjatë muajit qershor është regjistruar një...
Burimi:
javanews.al