Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit
Gjykata e Posaçme shtyn për në shtator procesin gjyqësor ndaj të bashkëpandehurve të Ilir Metës e Monika Kryemadhit. Seanca e radhës ndaj Ema Çokut, Fatime Kryemadhit e Pirro Xhixhos u caktua për më 14 shtator. Shkak i dështimit të seancës së sotme u bë mungesa e avokatëve të të pandehurës Ema Çoku. Në këtë seancë pritej të dëgjoheshin konkluzionet e mbrojtjes.
Burimi:
javanews.al