“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

Mediat italiane raportojnë se familja Çela ka paditur në vendin fqinj ish-kreun e SPAK, Altin Dumani, për shkak se kërkoi sekuestrimin e pasurive me vlerë miliona euro të tyre, që më pas u hoqën nga sekuestro pasi u vërtetua se ishin siguruar përmes burimeve të ligjshme. Në korrik 2025, një operacion i përbashkët mes SPAK dhe Guardia di Finanza-s çoi në sekuestrimin e pasurive me vlerë rreth 4 milionë euro në Verona. Sipas hipotezës së autoriteteve shqiptare, një ndërtesë në rrugën Murari Bra, ku ndodheshin rreth 30 ambiente tregtare dhe zyra, si dhe një kompleks në Nogarole Rocca, ishin blerë nga kompania Meral Srl, në pronësi të familjes Çela, me para që dyshohej se vinin nga aktivitete të paligjshme, veçanërisht trafiku i kokainës. Por më...