Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Rrilë të Lezhës, vetëm dëme materiale

Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Rrilë të Lezhës, vetëm dëme materiale

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Rrilë, në Lezhë. Sipas informacionit paraprak, rreth orës 06:40, një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në portën e jashtme të një banese në pronësi të shtetasit T. Ç., i cili jeton në Itali. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Prej më shumë se 20 vitesh në këtë banesë nuk banon askush. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen hetime intensive për dokumentimin ligjor të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.