Shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen 7 persona në Laç

Shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen 7 persona në Laç

Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë në Laç, pas një operacioni të zhvilluar nga strukturat e Policisë së Lezhës dhe FNSH Tiranë, ndaj një grupi të dyshuar për shpërndarje droge në afërsi të shkollave. Sipas hetimeve, të dyshuarit siguronin lëndë narkotike Cannabis Sativa, e ndanin në doza dhe e shpërndanin në zona të ndryshme të Laçit si dhe në afërsi të shkollave. Policia bëri të ditur se katër persona u ndaluan me urdhër të prokurorisë, ndërsa dy të tjerë u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Policia sekuestroi doza të lëndës narkotike Cannabis Sativa, telefona celularë dhe pajisje që dyshohet se përdoreshin për shpërndarjen e drogës dhe organizimin e lojërave të fatit. Gjatë operacionit u zbulua...