Shpërndanin drogë pranë shkollave në Tiranë, burg për 14 persona, 5 në kërkim

Shpërndanin drogë pranë shkollave në Tiranë, burg për 14 persona, 5 në kërkim

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Segmenti”, duke goditur një grup të strukturuar kriminal që merrej me shitjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme. Në kuadër të operacionit janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg” për 14 persona dhe “Arrest në shtëpi” për një shtetase, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim si pjesëtarë të grupit kriminal. Gjatë operacionit, policia arrestoi në flagrancë edhe një 22-vjeçar, të cilit iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion. Po ashtu, u zbuluan ambiente të përshtatura për organizimin e lojërave të paligjshme të fatit. Në kuadër të operacionit, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata, për shtetasit G. Gj., 41 vjeç;...