“Shoferi lëvizte në mënyrë të paqëndrueshme, gjithçka ndodhi brenda sekondash”, pasagjerja rrëfen momentet e tmerrit në autobus: Njerëzit ishin të gjakosur dhe bërtisnin
Një aksident tragjik është regjistruar këtë të martë në autostradën Durrës-Tiranë, ku autobusi i linjës Berat-Tiranë u përmbys. Si pasojë humbi jetën shoferi 36-vjeçar dhe u plagosën 12 pasagjerë. Një turiste amerikane, e cila ishte pasagjere e autobusit ka rrëfyer momentet e panikut që përjetoi, duke dhënë detaje tronditëse për sekondat para dhe pas përmbysjes së mjetit. Ajo tregon se shoferi lëvizte në mënyrë të paqëndrueshme gjatë udhëtimit. Më tej, turistja amerikane shtoi se gjithçka ndodhi shumë shpejt, Brenda disa sekondave. “Po shikoja poshtë dhe më pas ngrita kokën. Ndjeva autobusin që po dilte nga rruga. Kur ngrita sytë, gjithçka ndodhi brenda pak sekondash. Papritur autobusi u përmbys në krah dhe njerëzit nisën të bërtisnin. Gjaku po më pikonte, sepse unë isha në anën e...
Burimi:
vizionplus.tv