Shkrumbohen pesë kamionë në një gurore në Kurbin, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Shkrumbohen pesë kamionë në një gurore në Kurbin, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Pesë automjete të tonazhit të rëndë, janë përfshirë nga flakët në një gurore në fshatin Shpërdhet. Ngjarja në polici është raportuar nga administratori i objektit rreth orës 02:30. Paraprakisht dyshohet se zjarri është vënë nga persona ende të paidentifikuar. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë siç shihet nga pamjet kamionët janë shkrumbuar totalisht pavarësisht ndërhyrjes së zjarfikëses.“Më datë 04.07.2026, rreth orës 02:30, shtetasi B. A., ka njoftuar se në fshatin Shpërdhet te gurorja të cilën e ka në administrim dhe përdorim, kanë marrë flakë 5 automjete të tonazhit të rëndë, ku dyshohet se zjarri është vënë nga persona ende të paidentifikuar. Menjëherë është ngritur grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit/ve, si...