Shkrihet Komisariati i Sarandës, në pranga pothuajse i gjithë ekipi drejtues

Shkrihet Komisariati i Sarandës, në pranga pothuajse i gjithë ekipi drejtues

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, Shefi i Krimeve të Sarandës, Andi Duro dhe 2 specialistë të policisë janë prangosur ditën e sotme, ndërsa priten edhe arrestime të tjera, në kuadër të hetimeve për përfshirjen e efektivëve në abuzimet me ndërtimet pa leje në zonat më të lakmuara bregdetare të jugut, Sarandë dhe Ksamil. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetime me në fokus verifikimin e rolit dhe përgjegjësisë së efektivëve të policisë në lejimin apo mosparandalimin e këtyre ndërtimeve të paligjshme. Lëvizja e AMP vjen pas dy rasteve të evidentuara gjatë ditëve të fundit në zonë. Në njërin rast, Prokuroria sekuestroi katin e një hoteli të ndërtuar pa leje, ndërsa në rastin tjetër, në një plazh të Ksamilit, u arrestuan 8 punëtorë...

TË FUNDIT

MË SHUMË