Shkon në 3 numri i viktimave në Roskovec/ Ish-dhëndri i vrau burrin, ndërron jetë dhe gruaja e plagosur
Ka shkuar në tre numri i viktimave i ngjarjes së rëndë të nisur mëngjesin e sotëm në Roskovec dhe të vijuar përgjatë ditës. 55-vjeçarja Belere Plaka ka ndërruar jetë pasditen e sotme në spital, pasi gjendja e saj u rëndua pas operacionit disa orësh që iu nënshtrua. Krimi i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Nertil (Refit) Buzi vrau ish-vjehrrin e tij Kosta Plaku 58 vjeç dhe plagosi ish-vjehrrën e tij. Ndërkohë pasditen e sotme, rreth orës 16.35, 35-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri duke refuzuar dorëzimin, teksa ishte mbyllur në makinën e tij dhe ishte rrethuar nga policia. 35-vjeçari, shkoi në banesën e ish-të fejuarës së tij, Rozalinda Plaku duke qëlluar me armë drejt familjarëve të...
Burimi:
ntv.al