Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare kallëzon filialin e Durrësit
Posta Shqiptare ka njoftuar se, pas një kontrolli të brendshëm në filialin e Durrësit, janë konstatuar parregullsi dhe shkelje në administrimin e fondeve që lidhen me shërbimet e pagesave. Institucioni sqaron se fondet e prekura nuk kanë lidhje me pensionet apo pagesat e pensionistëve. Pas zbulimit të parregullsive, janë marrë masa administrative ndaj punonjësve përgjegjës dhe rasti është referuar në Prokurori me kallëzim penal. Posta Shqiptare thekson se po bashkëpunon me organet ligjzbatuese për zbardhjen e plotë të çështjes dhe rithekson angazhimin për një politikë të tolerancës zero ndaj çdo abuzimi me fondet dhe shpërdorimit të detyrës. NJOFTIM PËR MEDIA Posta Shqiptare sh.a. informon opinionin publik se, në kuadër të mekanizmave të saj të kontrollit të brendshëm dhe procedurave të monitorimit financiar, Drejtoria e Përgjithshme,...
Burimi:
opinion.al