Shkeli perimetrin e sigurisë me “Jet Ski” dhe rrezikoi pushuesit, 100 mijë lekë gjobë për drejtuesin në Velipojë
Policia Kufitare e Velipojës ka intensifikuar kontrollet dhe patrullimet përgjatë vijës bregdetare të Velipojës, me qëllim garantimin e sigurisë për pushuesit gjatë sezonit turistik. Mbi të gjitha pas qarkullimit të një videoje në rrjetet sociale, ku një mjet lundrues shihej duke lëvizur me shpejtësi pranë bregut. “Gjatë patrullimit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë marrë njoftim nga pushuesit se një mjet lundrues tip Jet Ski kishte hyrë në afërsi të bregut në zonën e Velipojës, duke rrezikuar sigurinë e personave që bënin plazh.”, thuhet në njoftimin e policisë. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Velipojë, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, ndërhynë duke lokalizuar dhe bllokuar mjetin lundrues tip Jet Ski, që drejtohej nga shtetasi me iniciale R. Gj. Në përfundim të procedurave...
Burimi:
javanews.al