Nga parcela e kan’abisit te pis’toleta, si ra në pranga 58-vjeçari

Nga parcela e kan’abisit te pis’toleta, si ra në pranga 58-vjeçari

Një 58-vjeçar është arrestuar në Pukë, pasi u kap në flagrancë duke kultivuar 105 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa në një parcelë me tokë publike. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia zbuloi edhe një pistoletë me municion luftarak. Operacioni, i koduar “Gjurmimi”, u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë pas disa javësh hetimesh me metoda proaktive, në kuadër të goditjes së kultivimit të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje. Në pranga përfundoi shtetasi T. Ll., 58 vjeç, banues në fshatin Kodërbojë. Ai u kap në flagrancë në një parcelë në këtë fshat, ku sipas policisë ishin kultivuar 105 bimë të dyshuara narkotike. Bimët u asgjësuan nga shërbimet e Policisë nëpërmjet djegies. Më pas, gjatë kontrollit në banesën e 58-vjeçarit, efektivët gjetën...