Shiste kokainë në lokal arrestohet një shtetas në Korçë, dy policë plagosen gjatë operacionit

Shiste kokainë në lokal arrestohet një shtetas në Korçë, dy policë plagosen gjatë operacionit

Dy efektivë policie kanë mbetur të plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur teksa kryhej një operacion antidroge. Sipas të dhënave paraprake mësohet se në pranga ka rënë një person me inicialet V.D. Burimet bëjnë me dije se të arrestuarit iu gjet një sasi prej më shumë se 12 doza lëndë narkotike të dyshuara kokainë në ambjentet e një lokali në fshatin Lumalas. Dyshohet se i arrestuari përdorte lokalin për shitjen e kokainës pasi iu gjet edhe një sasi gjatë kontrollit në trup. Gjatë operacionit, u regjistrua edhe aksidenti në afërsi të po të njëjtit fshat, ku dy prej efektivëve të policisë kanë qenë në punë e sipër për operacionin dhe janë aksidentuar me një mjet. Një nga efektivët është nisur drejt Tiranës për mjekim më...