Sherr në paraburgimin e Vlorës, dhunohet ‘biznesmeni’ që pret ekstradimin drejt Italisë (Emri)

Sherr në paraburgimin e Vlorës, dhunohet ‘biznesmeni’ që pret ekstradimin drejt Italisë (Emri)

Një sherr ka ndodhur në paraburgimin e Vlorës, ku sipas raportimeve të paktën 5 persona kanë dhunuar një tjetër të dënuar, që pret ekstradimin drejt Italisë. Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, ndërsa i dhunuar si pasojë e sulmit ka mbetur Eduard Alikaj. Fillimisht mes të paraburgosurve dhe dënuarve ka pasur një përplasje verbale që ka precipituar në dhunë fizike. Pas ngjarjes, Alikaj është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa është rikthyer në ambientet e paraburgimit në gjendje të stabilizuar. Ndërkohë, për personat e përfshirë në konflikt pritet të merren masa dhe të ketë transferime nga paraburgimi i Vlorës. Autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Autoritetet italiane e akuzojnë Alikajn, që në qytetin e Vlorës njihet...