Sherr në një mobileri Nikël, përfundojnë në spital dy vëllezër, autorët në kërkim
Një konflikt i çastit i regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Niklës, në Krujë, ka përfunduar me plagosjen e dy vëllezërve. Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, në oborrin e një mobilerie, ku dyshohet se për motive të dobëta shtetasit me iniciale A. Xh. dhe G. Xh. kanë goditur me mjet prerës shtetasit R. C., rreth 31 vjeç, dhe H. C., rreth 23 vjeç, vëllezër. Të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e dy autorëve të dyshuar, të shpallur në kërkim. Krujë/Informacion paraprak Rreth...
Burimi:
javanews.al