Sërish helmim tek Akademia e Policisë në Tiranë
Rreth 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë dyshohet se janë prekur nga një helmim ushqimor, pasi mbrëmjen e djeshme kanë shfaqur simptoma si të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke. Sipas të dhënave paraprake, simptomat janë shfaqur rreth orës 21:00, ndërsa kursantët janë ndarë në grupe dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në ambiente spitalore. Disa prej tyre janë paraqitur për trajtim, ndërsa gjendja e tyre mësohet se po ndiqet nga mjekët. Çfarë ndodhi në Maj? Ky është rasti i dytë i dyshuar për helmim ushqimor në një periudhë të shkurtër në Akademinë e Sigurisë. Në muajin maj, 52 studentë përfunduan në spital pasi konsumuan vaktin e drekës në ambientet e akademisë. Nga analizat e kryera pas ngjarjes së parë, rezultoi se...
Burimi:
syri.net