Sekuestrohen 798 steka cigare në Portin e Durrësit, kapet 34-vjeçari me armë automatike

Sekuestrohen 798 steka cigare në Portin e Durrësit, kapet 34-vjeçari me armë automatike

Goditen dy raste të kontrabandës së cigareve nëpërmjet Portit të Durrësit, ku janë sekuestruar 798 steka cigare pa pullë fiskale dhe një armë zjarri automatike. Operacioni i koduar “Trageti” çoi në arrestimin e një 34-vjeçari me inicialet E. B., pasi dyshohet se tentoi të fuste në Shqipëri 548 steka cigare kontrabandë me automjet. Gjatë kontrollit të banesës së tij në Durrës, policia gjeti dhe sekuestroi edhe një armë zjarri automatike AK-47. Hetimet vijuan edhe në ambientet e një trageti, ku shërbimet e policisë gjetën të fshehura 250 steka të tjera cigare, të cilat dyshohet se do të futeshin kontrabandë në vend. Për këtë rast është proceduar penalisht edhe përgjegjësi i hotelerisë së tragetit, shtetasi E. S., 34 vjeç, i dyshuar se kishte fshehur cigaret në...