Seanca ndaj Shkrelit shoqërohet me tensione, Prokuroria: Dëshmitarët ndryshuan deklaratat
Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca e radhës ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i akuzuar nga SPAK për korrupsion aktiv në zgjedhje. Sipas hetimeve, dyshohet se në fshatin Stajkë janë kryer punime në rrjetin elektrik në këmbim të votave për PSD gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025. Në seancë dëshmuan punonjës të OSHEE dhe të bashkisë, të cilët thanë se nuk kanë pasur kontakte me Kristian Shkrelin dhe se kanë kryer vetëm detyrat e tyre teknike. Elektricisti Prek Kotaj deklaroi se ishte dërguar nga shefi i tij për shtrimin e kabllove, ndërsa shoferi i fadromës, Kastriot Gavoci, tha se kishte punuar vetëm për rrugët dhe kanalet e zonës. Gjatë seancës pati edhe përplasje mes avokatëve mbrojtës dhe prokurorit të SPAK,...
Burimi:
javanews.al