Sadushi pas vendimit të paraburgimeve: Drejtësia fiton autoritet kur gjyqtari vepron me ndershmëri dhe përgjegjësi

Sadushi pas vendimit të paraburgimeve: Drejtësia fiton autoritet kur gjyqtari vepron me ndershmëri dhe përgjegjësi

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka përcjellë një mesazh me rastin e Ditës Kombëtare të Drejtësisë, duke uruar të gjithë gjyqtarët dhe profesionistët e sistemit të drejtësisë, ndërsa ka theksuar rëndësinë e besimit publik, integritetit dhe përgjegjësisë morale në ushtrimin e drejtësisë. Në mesazhin e tij, kreu i Gjykatës së Lartë e cilëson këtë ditë jo vetëm si një moment institucional, por edhe si një ftesë për reflektim mbi rolin që ka drejtësia në një shoqëri demokratike dhe mbi përgjegjësinë e gjyqtarëve në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Sipas tij, drejtësia kërkon dije, paanshmëri, integritet dhe kurajë profesionale, ndërsa çdo vendim gjyqësor ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe në besimin ndaj shtetit të së drejtës. Mesazhi i Kryetarit të Gjykatës...