Rrugët që bllokohen sot në Tiranë për protestën dhe 35-vjetorin e PS
Policia ka marrë një sërë masash për mbarëvajtjen e dy aktiviteteve pasditen e sotme në kryeqytet, protestën qytetare dhe 35-vjetorin e Partisë Socialiste. Tubimi mbahet prej 12 ditësh tanimë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa aktiviteti i PS-së pritet të mbahet këtë të premte në sheshin “Italia”. Kështu, prej orës 16:00 e deri në përfundim të tyre, do të ketë bllokime dhe kufizime të qarkullimit në disa akse rrugore. Nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në rrugët: ● “Papa Gjon Pali II”;● “Dervish Hima”;● “Faik Konica”;● “Lek Dukagjini”;● “Gjergj Filipi”;● “Hasim Zeneli”;● “Themistokli Gërmenji”;● “Ibrahim Rugova”, nga kryqëzimi me rrugën “Libri Universitar” deri te sheshi “Shopen”. Gjithashtu, do të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, deri te sheshi “Nënë...
Burimi:
javanews.al