Rriten rastet e falsifikimit të dokumenteve, më shumë të pandehur dhe dënime se një vit më parë

Rriten rastet e falsifikimit të dokumenteve, më shumë të pandehur dhe dënime se një vit më parë

Viti që lamë pas ka shënuar një rritje prej 22,4 % të numrit të procedimeve të regjistruara për falsifikim të dokumenteve në krahasim me vitin 2024.Të dhënat nga Prokuroria e Përgjithshme, tregojnë një rritje të numrit të procedimeve të dërguara në gjykatë me 31,6 %, rritje të numrit të të pandehurve të regjistruar përkundrejt këtij totali në vitin 2024 prej 34,4 %, rritje të numrit të të pandehurve të dërguar në gjykatë prej 28,7 % dhe rritje të numrit të të pandehurve të dënuar nga gjykata me 41,2 % përkundrejt vitit 2024. Sa i takon shpërndarjes gjeografike vihet re se numri më i lartë i procedimeve të regjistruara për falsifikimin e dokumenteve është në prokuroritë pranë gjykatave së shkallës së parë Tiranë me 58 %...