Rrëshqitje dheu e gurësh pas reshjeve të shiut, bllokohet një pjesë e aksit Moglicë-Gramsh
Reshjet intensive të shiut të pasdites të kësaj të hëne kanë sjellë një situatë shqetësuese në aksin e Moglicë-Gramsh në Maliq. Si pasojë e motit të keq masa të mëdha dheu e gurësh janë shkëputur nga shpatet anësore të malit, duke bllokuar një pjesë të rrugës dhe duke bërë të pamundur lëvizjen e automjeteve. Aktualisht puna po zhvillohet vetëm në njërin krah të rrugës pasi ndërhyrja e plotë mbetet e vështirë për shkak të prurjeve të vazhdueshme.
Burimi:
javanews.al