Rrahu dhe keqtrajtoi fëmijët në një kopsht në Ferizaj, edukatorja dënohet me 11 vite burg
Është dënuar më 11 vite burg dhe 6 mijë euro gjobë, edukatorja e cila akuzohet për keqtrajtimin e fëmijëve në një koposhtë në Ferizaj. Aktgjykimi është shpallur sot nga Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, i kryesuar nga gjyqtari Shabi Idrizi. “Ku pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e të gjitha provave personale dhe materiale, të pandehurën M.A., e shpalli fajtore dhe të njëjtën e gjykoi për veprën penale keqtrajtim apo braktisja e fëmijës me dënim burgimi në kohëzgjatje prej njëmbëdhjetë (11) vite i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, si dhe për veprën penale lëndimi i lehtë trupor me dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj, për të cilën me pëlqimin e të pandehurës I është...
Burimi:
syri.net