Rrahën brutalisht shoqen e tyre dhe e filmuan, arrestohet 20-vjeçarja në Fier, ‘arrest shtëpie’ për 2 të miturat
Prokuroria e Fierit ka lëshuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 20-vjeçaren që dhunoi të miturën në Fier si dhe masën ‘arrest shtëpie’ për dy 15-vjeçaret. Masat e sigurisë janë ekzekutuar ndërsa të rejat akuzohen për veprën penale ‘heqje e paligjshme e lirisë’. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 8 qershor në banesën e 20-vjeçares, ndërsa u bë publike vetëm disa ditë më parë pasi në rrjete sociale u publikuan pamjet e dhunës. Njëra prej vajzave ka regjistruar të gjithë skenën ndërsa 2 të tjerat e kanë dhunuar në mënyrë brutale. 17-vjeçarja, pas traumës së rëndë, i ka rrëfyer të gjithë ngjarjen nënës së saj, e më pas ka bërë denoncimin në polici. Të rejat në dëshminë fillestare të dhënë në polici, e pranuan...
Burimi:
ntv.al