Rivarrimi i Novruz Cenaliajt, Hita: Kush prek një polic, ka goditur themelet e shtetit

Rivarrimi i Novruz Cenaliajt, Hita: Kush prek një polic, ka goditur themelet e shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, mori pjesë në ceremoninë e rivarrimit të Dëshmorit të Atdheut, Novruz Cenalia, i vrarë dy vite më parë në Fier. Hita vlerësoi sakrificën e efektivit që ra në krye të detyrës, teksa theksoi se Novruz Cenalia nuk është më thjesht emri i një inspektori, por tashmë rreshtohet në Panteonin e “Nënës Shqipëri”. Drejtori i Policisë e cilësoi këtë moment jo thjesht si një ceremoni shtetërore, por si një betim dhe kujtesë të gjallë për shoqërinë shqiptare, që duhet të respektojë sakrificën e përditshme të mijëra efektivëve të Policisë së Shtetit. Ai paralajmëroi se çdo dorë e ngritur mbi uniformën e policisë është një goditje ndaj themeleve të shtetit dhe do të përballet me forcën e ligjit....