Rikthehen problemet në Tunelin e Skërficës/ Ujë në brendësi të tunelit, ngrihen shqetësime për sigurinë rrugore
Tuneli i Skërficës, pjesë e aksit rrugor Kardhiq–Delvinë, i konsideruar si një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në jug të vendit, vijon të shfaqë problematika lidhur me cilësinë e ndërtimit të tij. Sipas pamjeve të publikuara, në brendësi të tunelit është konstatuar sërish prezencë e konsiderueshme uji, me grumbullime dhe rrjedhje në disa segmente, pavarësisht mungesës së reshjeve në zonë prej ditësh. Situata ka ngritur shqetësime për sigurinë e drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë çdo ditë në këtë aks, duke e kthyer tunelin në një pikë të rrezikshme për qarkullimin, veçanërisht me afrimin e sezonit veror kur fluksi i automjeteve drejt jugut dhe zonave bregdetare rritet ndjeshëm. Pamjet e siguruara tregojnë qartë grumbullime uji në pjesë të ndryshme të tunelit, çka ngre pikëpyetje mbi...
Burimi:
syri.net