Eksperti moldav: Shqipëria në shënjestër të luftës hibride ruse dhe iraniane

Eksperti moldav: Shqipëria në shënjestër të luftës hibride ruse dhe iraniane

Lufta hibride po bëhet gjithnjë e më tepër një fenomen me të cilin po përballën shumë shtete e shoqëri. Eksperti moldav Valeriu Pașa shpjegon në një intervistë për Report TV, se kjo luftë shfaqet në forma të ndryshme por me një objektiv të qarte, t’i drejtojnë qytetarët kundër interesave kombëtare. “Mund të nisë nga ndërhyrja politike, kur një qeveri e huaj, përmes shërbimeve të saj speciale, financon aktorë politikë, krijon aktorë politikë dhe përpiqet t’i sjellë ata në pushtet, duke marrë kështu nën kontroll pjesë të sovranitetit të vendeve të tjera. Mund të jenë sulme kibernetike, vjedhje informacioni, dëmtim i ekonomisë së një vendi apo ndërprerje e shërbimeve publike”, thotë Pașa. Përparimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe pozicioni i saj si vend...