Reshjet me intensitet të lartë krijojnë probleme në aksin Delvinë–Skërficë

Reshjet me intensitet të lartë krijojnë probleme në aksin Delvinë–Skërficë

Reshjet me intensitet të lartë, të rëna brenda një harku të shkurtër kohor, kanë shkaktuar problematika në qarkullimin e automjeteve në aksin Delvinë–Skërficë, në zonën e fshatit Senicë. Sipas informacionit zyrtar, vështirësitë në qarkullim u krijuan si pasojë e prurjeve të mëdha të inerteve nga përroi i Senicës, të cilat bllokuan përkohësisht segmentin rrugor. Për normalizimin e situatës është ndërhyrë në kohë nga ARRSH Rajoni Jugor, në koordinim me kontraktorin e mirëmbajtjes së rrugës. Pas ndërhyrjes në terren, aksi rrugor është bërë i kalueshëm normalisht dhe qarkullimi ka vijuar pa probleme.