“Refiti nuk e ka pranuar ndarjen”/ Zbardhet dëshmia e Razalinda Plaka

“Refiti nuk e ka pranuar ndarjen”/ Zbardhet dëshmia e Razalinda Plaka

 Rozalinda Plaka ka dhënë dëshminë e saj para Policisë së Fierit në prani të një psikologeje, lidhur me ngjarjen e rëndë ku ish-partneri i saj Refit Buzi, vrau me armë zjarri prindërit e saj, Kosta dhe Belere Plaka, dhe më pas e mori peng. Sipas dëshmisë së saj lidhja me Buzin kishte nisur në vitin 2020 kur ata kishin shpallur fejesën, por përfundoi në vitin 2024 pasi ajo vendosi të ndahej për shkak të jetës së tij të çrregullt dhe problemeve që ai përfshihej. 24-vjeçarja ka treguar se natën kur ka ndodhur ngjarja ishte duke fjetur, dhe u zgjua kur dëgjoi një zhurmë te fortë. Pasi doli në korridor, pa ish-partnerin me një armë të gjatë në dorë dhe babanë e saj të shtrirë në...