Rama shpall ‘non grata’ edhe dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut
Ministria e Brendshme ka shpallur “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për Valon Beljan, i njohur edhe si Valjon Bela dhe Bekir Halimin. Sipas autoriteteve, thuhet se Belja e Halimi disponojnë të dhëna për veprimtari në dëm të shtetit shqiptar. Burime zyrtare bëjnë me dije se në mbledhjen dhe verifikimin e informacionit ka qenë e përfshirë edhe njësia Antiterror e Policisë së Shtetit. Vendimi thuhet se është marrë në kuadër të masave për mbrojtjen e sigurisë kombëtare, pasi autoritetet i konsiderojnë dy shtetasit Valon Beljan, ose Valjon Belën, si dhe Bekir Halimin,si rrezik potencial për vendin.. Disa javë më herët, shteti shqiptar shpalli “non grata” Ikball Berisha.
Burimi:
syri.net